Një 40-vjeçar është vënë në hetim për akuzën “Ndotja e ajrit”.
Sipas policisë, 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B., ka djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje duke ndotur ajrin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin: A. B., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Makarash”, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje”, njofton policia.
g.kosovari