Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas denoncimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I riu që u arrestua, me banim në fshatin Burizanë të Krujës, është shtetasi me inicialet E. S.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari