Nga Bashkim Kopliku
Ka një spekullim me nxjerrje fjalësh nga konteksti!
Përgjigjja e Edi Ramës ka qenë në një kontekst tjetër, kurse z.Fuga po e nxjerr nga ai kontekst, duke e paraqitur sikur të ishte në të njëjtin kontekst.
Edhe më konkretisht:
Rasti Rama: Edi Rama, iu përgjigjet akuzave se Shqipëria po i jepka Greqisë, një pjesë nga Deti në Jug, kjo lidhur me temën e debateve mbi marrëveshja praprake antikushtetuese, të nëshkruar nga qeverisja Berisha Basha, ajo që u pat paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, nga Edi Rama me shokë, ajo që e pat rrëzuar me unanimitet ajo gjykatë.
Rasti Fuga: Kurse z Fuga bën fjalë për një konteks krejt tjetër, atë të zgjerimit të Greqisë për hesap të ujërave ndërkombëtare, pra jo të Shqipërisë, ku, eeedhe ai zgjerim ka lidhje, por superakademike, me Shqipërinë, por kursesi sa ajo lidhja direkt, praktike, në detin tonë në jug, në mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rasti Rama.
Mos e teprova me fjalën e sajuar “superakademike”? Them se jo, sepse me një llogaritje sa për të dhënë një ide praktike, jo akademike, të rastit të sajuar nga z. Fuga, mund të thoja se interesat e Shqipërisë, për rastin Fuga, janë nja 1000 herë më të vogla se në rastin Rama. Unë e nxora “1000” herësin, nga pjestimi i popullsisë së botës, aktualisht 7, 8 miliardë banorë, me shqiptarët që janë rreth 6 milionë banorë, rapor që unë e quajta 1000 herë, pavarësisht se është edhe më i madh.
Mbase del ndonjë akademik, që ka merak të madh kritikojë, se s’ bën, kryeministrin e vendi të vet, dhe bën një llogaritje akademike me ponderime të interesave të vebdeve të ndryshme të botës e stërhollime të tjera, për ta zvogëluar hersin tim, por me siguri, prapë as akademikisht nuk do t’i afrohet rastit Rama, bile mund të zmadhohet edhe më shumë, nëse ne nuk kemi marrë përsipër të rregullojmë planetin.
Në mbyllje, mund të them se titulli i shkrimit të zotit Fuga, tingëllon kripto-shovinist shqiptar, karakteristikë kjo jo tipike e shqiptarëve! Por nuk po e zgjas me shpegime, për të mos dalë nga tema kryesore: spekullimi me nxjerrje fjalësh nga konteksti.