Një pornostare akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen e të dashurit të saj pasi trupi i këtij të fundit u gjet i dekompozuar. Lauren Wambles, 23 vjeçe, e cila njihet me emrin Aubrey Gold dhe dy burra të tjerë akuzohen për vrasjen e 51-vjeçarit Raul Guillen.
Policia thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik gjatë festës së Pavarësisë. Dyshohet se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.
Kjo nuk është hera e parë që pornostarja hyn në telashe me policinë. Që prej 2018-s, ajo është arrestuar 6 herë ndërkohë që po pret gjykimin për akuzat e posedimit të drogës.
Ndërkohë trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet nga qentë e kërkim-shpëtimit, pranë një rruge në Florida. /a.r