Një 48-vjeçar nga fshati Gostimë e Cerrikut është arrestuar nga policia.
Ai është identifikuar me inicialet P.I., i cili për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin F.Xh.
Për fat të mirë ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Mbi 48-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.
/a.r