Nga Azem Selmanaj/
Sot,në Rubrikën ”Mbaj mendjen e kokës,se më e mira do bëhet”,dua t’u kërkojë falje publike peshkatarëve të familjes time dhe peshkatarëve në tërësi! Ndër vite,tek sa i shihja peshkatarët e familjes,me filldispanjë në dorë,te bankina në anë të detit,kam menduar që këta janë të shkarë,të rrjedhur,që rrinë me orë të tëra,në ftohmë e në shi dhe presin çëk-çëken e peshkut në grep! Por Paskam gabuar rëndë dhe u kam rënë në qafë me pa të drejtë, prandaj dhe po u kërkoj ndjesë sot! E them këtë,pasi këto kohët e karantinës, ashtu si pak e nga pak,si pa e kuptuar, e hëngra dhe unë,më hyri dhe mua,virusi i peshkimit. Aq e sigurt është kjo, sa mezi pres të shkojë ora 6 mbasdite, që të marrë pajisjet e peshkimit dhe të shkojë në anë të detit deri nga 12 a 1e natës.
Prandaj këtej e tutje,kam vendosur të bëjë publike,vetëm peshqit që do të kap vet. Dhe meqë ra fjala,po iu tregoj peshqit që zura mbrëmë dhe për këtë kam dëshmimtare gratë e karantinës,pasi siç e dimë të gjithë,gratë thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën…!!! Që ta çoj deri në fund dhe ta bëjë dhe unë si këto moderatoret që këto ditë,po gatuajnë nga shtëpia live në FB e instagram, po iu tregoj dhe tavën me qepë e domate,që gatoi SHEFJA sot, me lavrakët që zura mbëmë.T’u them bujrum, nuk e bëj dot,pasi nuk e lejon karantina, por do të keni rast…!!!Pra karantina ka edhe ndonjë gjë të mirë! Siç e shoh,edhe këtë lloj virusi kisha mangut unë…!!!