Marco Piras, kamarier në një hotel me pesë yje në Porto Rotondo, me simptoma që i atribuohen Covid (ethe, ndjenjë e ndryshuar erë dhe shije), në vend që t’i nënshtrohej analizave dhe të vizitohej nga një doktor, ai tregon peripecitë që përjetoi.
I riu tregon historinë e tij në Instagram, nga aneksi i vogël i hotelit ku ai qëndron në izolim nga e diela e kaluar, pa mundur të marrë përgjigje nga shërbimi shëndetësor.
Jo vetëm kaq: prindërit e tij nuk janë në gjendje ta transferojnë me makinë në Orgosolo, sepse duhen mjete të posaçme.
“Po punoja afër Porto Rotondo” – shkruan i riu. – “Nga e diela fillova të ndieja një dhimbje të forta të fytit dhe dhimbje koke. Hoteli më futi në izolim, ku jam akomoduar, duke fshehur lajmin për të mos krijuar alarm. Për dy ditë nuk jam parë nga asnjë mjek dhe as nuk më kanë sjellë për të ngrënë. Ditën e tretë njoftova përgjegjësit dhe atëherë dreka dhe darka filluan të mbërrinin”.
Ai flet edhe për gjendjen e tij.
“Simptomat kanë filluar të përkeqësohen: temperatura, nuhatja dhe shija e ndryshuar, por kam edhe një dobësi fizike të pranishme tani, e cila më pengon të qëndroj për një kohë të gjatë në këmbë, sepse më merren mend”.
“Shkova te klinika dhe më dërguan, duke më thënë të thërrisja autoritetet përkatëse. Pas 40 telefonatash pa përgjigje, iu drejtova karabinierëve të cilët më dhanë një numër tjetër, por edhe atje ata më thanë se nuk mund të bënin asgjë dhe se duhet të kontaktoja “Asl” (në vendin tonë është rekomandimi të telefonohet 127) . Thirrjet akoma pa përgjigje”, – thotë i riu italian.
“Ne nuk mund ta marrim dot Marco-n në shtëpi”, – shpjegoi nëna e tij, Tiziana, për Ansa. – “Ne gjithashtu njoftuam kryetarin e bashkisë së Orgosolo, i cili punoi shumë për të mundësuar lëvizjen e tij. Nuk e dimë se si mund ta transferojmë djalin tim këtu, sepse nuk na lejohet me makinën tonë. Jemi të lodhur dhe të shqetësuar” – përfundon e ëma, duke kërkuar si përdundim që shteti t’i sigurojë të paktën çdo mjet që mundet dhe lejohet, që t’i rikthejë djalin në shtëpi.
/a.r