20 Gusht- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët për përfundimin e investimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Manastirliu shkruan se ky investim i qeverisë shqiptare ka transformuar totalisht Qendrën e Barnave me dy laboratorë modernë, të standardeve më të mira.
“Edhe pak është gati. Drejt përfundimit investimi i qeverisë për #transformimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me dy laboratorë modernë, të standardeve më të mira
#VIJON pa u ndalur puna për #ShëndetësiaQëDuam ”, shkruan Manastirliu.
/e.rr