Policia e Elbasanit arrestoi sot dy persona të tjerë për pengimin e zbardhjes së vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur në 30 korrik, për të cilën qëndron pas hekurave si autor, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Ndërsa numri i të arrestuarve bashkë me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin ka shkuar në 4 persona.
Ata janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit.
Lamçaj ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja por hetimet nxorën të kundërtën.
Por menjëherë pas vrasjes, Mehmet Muça dhe Amadues Lamçja kanë ndihmuar autorët. Ata kanë larguar nga vendngjarja, armët e dy autorëve, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari.
g.kosovari