Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin ka theksuar se ai është gati ta mbështesë homologun Lukashenko me ndihmë ushtarake në Bjellorusi.
Putin ka zbuluar se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Lukashenkos për ndihmë teksa shtoi se do ta ndihmojë vetëm nëse situata del jashtë kontrollit.
Më tej Putin e pranon se shtetet që kanë lidhje me njëra- tjetrën ndihmojnë dhe mbrojnë kur cënohet sovraniteti i tyre, kufijtë e jashtëm dhe stabiliteti.
“Lukashenko më kërkoi të krijoja një rezervë të caktuar të punonjësve të zbatimit të ligjit, dhe unë e kam bërë këtë. Por ne gjithashtu u pajtuam që ato të mos përdoren nëse situata nuk del jashtë kontrollit.
Nuk ka nevojë ta bëjmë sekret. Ka artikuj përkatës që thonë se të gjitha shtetet anëtare të këtyre organizatave, përfshirë shtetin e bashkimit, duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në mbrojtjen e sovranitetit, kufijve të jashtëm dhe stabilitetit, “tha Putin për një televizion rus.
Duket se Putin po i jep sinjale të qarta perëndimit se Rusia nuk është indiferente ndaj situatës në Bjellorusi, por përkundrazi mbështet haptazi Presidentin Lukashenko.
/e.rr