Një zyrtar qeveritar në Filipine, është parë duke bërë seks me sekretaren e tij, teksa ishte në një mbledhje “Zoom” me kolegë të tjerë.
Anëtarët e këshillit në fshatin Fatima Dos, në Cavite, ishin duke pritur nisjen e konferencës, pasi shefi i tyre, Jezus Estil, këtë herë ishte me vonesë. Por kur Estil u paraqit në takim, shtypi butonin e gabuar dhe e la kamerën ndezur dhe teksa ishte duke biseduar me kolegët, njëkohësisht po kryente marrëdhënie intime me sekretaren, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Ndërsa kolegët, të habitur panë të gjithë skenën, shkruan “Daily Mail”. Menjëherë pas publikimit të videos kanë reaguar dhe autoritetet, të cilët shkarkuan menjëherë nga detyra Estil dhe sekretaren e tij.
“Edhe pse zyrtari kërkoi falje, nuk është aq e lehtë. Të dy kanë qenë në zyrën e tyre kur është publikuar video. Ata tashmë janë pushuar nga detyra”, u shpreh Richard Geronimo, shefi i ankesave pranë departamentit lokal në Fatima Dos.