Një 46-vjeçar nga Berati ka humbur tragjikisht jetën, pasi është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë.
Policia njofton se ka ndërruar jetë nga dëmtimet e marra 46-vjeçari Sh. M., banues në fshatin Kamçisht të Beratit.
Informacion paraprak
Rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë, punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, shtetasi Sh.M, 46 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Berat, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e mara.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.
/e.rr