Presidenti Ilir Meta, në kohën kur ishte kryetar Kuvendi është dekoruar nga parlamenti grek me “Kryqin e Artë”.
Një medalje që i është dhënë me motivacionin “për kontribut të shquar në shërbim të Greqisë dhe përhapjes së helenizmit në botë”.
Në tetor 2016 në një takim në Athinë, kreu i Parlamentit grek Nikolaos Voutsis i akordoi Ilir Metës “Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë”.
Kjo medalje i akordohet nga Parlamenti grek personaliteteve të rëndësishme në shenjë nderimi për kontributin e tyre të shquar dhe të jashtëzakonshëm në shërbim të shtetit helen. Ky është motivacioni i medaljes për kreun aktual të shtetit.
Ilir Meta është i dyti pas Vasil Shahinit që dekorohet nga shteti grek me “Kryqin e Artë”!
Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, vetëm duam të dimë se cili është shërbimi i shquar që ka dhënë!
Kjo dekoratë na u kujtua, teksa kishte ardhur reagimi i parë i Presidentit Meta pas deklaratave nga Greqia se do zgjerohet në Detin Jon.
Kreu i shtetit eshte pyetur nga mediat teksa ka qene në Drashovicë, dhe tha se për çështjen e kufirit detar me Greqinë do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.
“Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën.
Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora!
/a.r
Pse thoni qe nuk ka asgje te keqe kur Ilir Meta qenka barazuar me Vasil Shahinin..?! E dini kush eshte Vasil Shahini? Kontrolloni ca dokumenta se mos del agjent sekret i Greqise, dhe ka qene shpesh here i akuzuar qe ne kohen e Zogut per veprimtari antishqiptare ne territor te Shqiperise. Saktesisht ne zonen e Sarande dhe Delvines.