946 kandidatë janë ftuar nga Partia Demokratike në fund të fazës së saj të parë për verifikimin e kandidatëve që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për Figurën dhe Integritetin.
Selia blu thotë në njoftim për shtyp se procesi i përzgjedhjes ka qenë kompleks dhe i vështirë për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë.
“Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtjen e kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike”, thuhej në njoftimin e PD-së.
Në përfundim të fazës së dytë do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, derisa numri i tyre të shkojë tek shifra e përcaktuar paraprakisht për t’u çuar më pas për konsultim tek anëtarësia e PD-së.
Ndërkohë kandidatët që nuk kaluan fazën e parë, sipas PD-së do të përfshihen në databazën e burimeve qeverisëse.
“Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal”, thuhet në njoftim
Përzgjedhja sipas qarqeve:
Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.
/a.r