Dy adoleshentë në Izrael shkuan me pushime, pa e menduar se do ktheheshin me një pasuri të çmuar.
Ata gjetën qindra monedha ari, të cilat datojnë 1 mijë e 100 vite më parë.
Monedhat ishin të vendosura në një vazo qelqi dhe të groposura në tokë, në zonën Yavne në Izraelin Qendror.
Robert Kool, një ekspert i monedhave tha se këto monedha datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë atëherë kur rajoni ishtë nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte territoret nga Algjeria e ditëve moderne dhe deri në Afganistan.
Gjithsej ishin 425 monedha prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gram.
Adoleshentët fillimisht menduan se kishin gjetur disa gjethe shumë të holla mirëpo kur panë monedhat u suprizuan dhe mbetën pa fjalë.
/a.r