Pas nëntë muajsh në kërkim, arrestohet ish-punonjësi i ALUIZNI-t Durrës.
Sipas informacioneve të para ai është 30-vjeçari Skerdilajd Bello.
I ishte shpallur në kërkim në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në qytetin bregdetar.
Më herët gjykata kishte caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.
Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit të kaluar.
g.kosovari