Pronari i një lokali në Krujë është gjobitur nga policia me 1 milion lekë, ndërsa subjekti i është mbyllur për një periudhë 6 mujore.
Sipas policisë, ky subjekt u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur, duke mos respektuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari