Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ka goditur me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime një punonjësi të ujësjellësit.
Sipas Neës24, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qereshnik, ndërsa i arrestuari është Danjel Poçi dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale B.SH 59 vjeç.
Punonjësi ka qenë duke hapur rubinetët e ujit për fshatin, ndërsa 29-vjeçari ka shkuar dhe i ka thënë “s’kam shumë ujë te shtëpia”.
Ndërkohë që punonjësi i ujësjellësit i ka thënë se; “kaq ujë ka, se nuk mund t’ia heq të tjerëve ne fshat”. Pasi kanë debatuar me fjalë, i riu e ka goditet me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime.
g.kosovari