Para pak ditësh, këngëtarja me origjinë shqiptare, nga Kosova, Dua Lipa, festoi ditëlindjen.
Ajo mbushi 25-vjeçe, ndersa nuk munguan urimet e shumta në adresë të saj.
Një urim që ra në sy është, ai i blogeres italiane, Chiara Ferragni, e cila e uroi shqip.
“U bëfsh 100 vjeçe zemër” – shkroi Chiara Ferragni në një postim në rrjetet sociale, që e shoqëronte me një foto ku shfaqen së bashku.
Por kush e mësoi Ferragni-n që ta uronte shqip Dua Lipën?!
Blogerja ka shuar kureshtjen nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Kjo është shoqja jonë shqiptare Erlinda që më përktheu fjalët për Duan,”– shkroi ajo.