Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30, Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.
Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë hequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 297 për përdorim të celularit dhe 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 patenta për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
/a.r