Në vend të luleve, apo kujdesit për bujqësinë, një 57-vjeçar u zbulua se kishte mbjellë nëpër vazo bimë kanabisi.
Ai ra nga prangat e policisë së Fierit.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, kanë kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë 57-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
/e.rr