Policia fierit ka konstatuar dhe më pas shkatërruar mbi 6 dynymë tokë, të kultivuara me kanabis sativa në fshatin Kadiaj, 5 km larg qytetit. Bimët narkotike ishin mbjellë nëpër sera dhe kultivoheshin nga personat e indetifikuar si A.A dhe G.K, të cilët tashëm janë arrestuar.
Sipas të dhënave të deritanishme, numri i rrënjëve të drogës shkon në rreth 12 mijë të tilla, të cilat kur u konstatuan ishin në një lartësi prej 40- 60 cm, gati për tu vjelur.