Këshilli i Lartë Gjyqësor mori sot në shqyrtim kërkesën e ILD-sëpër shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, i cili liroi nga burgu në 14 shkurt 2019, Gert Gjinararin, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si “Gjenerali”.
Gert Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.
Në vendimin e gjyqtarit shkruhej se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri, por kjo mund t’i kushtojë shkarkimin nga detyra.
Tashmë relatori i cështjes do të jetë Dritan Hallunaj. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtarit me argumentin se vendimi është i paligjshëm dhe cënoi interesin publik duke liruar nga burgu Gjinararin.
g.kosovari