`Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 ka zbarkuar sot ne tre qytete, duke vene ne shenjester 6 persona te denuar per vepra te ndryshme penale, nga vrasja te droga.
Ultimatum per justifikimin e pasurise u eshte vendosur sot 6 personave ne Elbasan, Tirane dhe Durres, konkretisht shtetasve, Eldi Çala, Klement Çala, Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça dhe Arian Plaku.
Personat e shenjestruar, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• Eldi Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
• Klement Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;
• Luan Kokomani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• Përparim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
• Durim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• Arian Plaku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
g.kosovari