Vijon bilanci tragjik i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima. Ndërkohë nga 471 testime, 136 raste janë shënuar pozitive me COVID-19.
Gjithashtu 131 pacientë në 24 orët e fundit kanë arritur të mposhtin COVID-19.
NJOFTIMI NGA IKSHPK
131 TË SHËRUAR DHE 136 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 136 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.
/e.rr