Të dielën, ditën e përmbytjeve nga reshjet e shiut, një i ri në Dibër u mbyt gjatë orarit të punës. Adil Vladi, 27 vjeç, pësoi aksident në punë në përpjekje për të zhbllokuar kanalin që furnizonin me ujë HEC-et Lura 1 dhe 2. Trupi i tij ende nuk është gjetur, ndërsa është publikuar dhe video që tregon momentin e aksidentit që solli dhe mbytjen e tij.
Vladi bashkë me dy persona të tjerë, po punonin për zhbllokimin kufizimit mbi lumin ku ndodhen dy HEC-et. Në një moment kur 27-vjeçari po përpiqej të pastronte kanalin, humbet kontrollin duke rënë në ujë. Dy kolegët e tij përpiqen ta shpëtojnë, por rrjeta e lumit e merr atë përpara. / Shqiptarja.com
https://www.youtube.com/watch?v=OsmeCbUROZE