Uefa e ka publikuar ekipin me lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipeve të vitit më së shumti, që nga viti 2001.
Iker Casillas është në portën e këtij formacioni pasi ka figuruar gjashtë herë në ekipin e vitit nga UEFA.
Në mbrojtje janë Puyol, gjashtë herë pjesëmarrës, Lahm, pesë herë, Ramos dhe Nesta me nga katër.
Mesfusha përbehet nga Xavi që ka qenë pjesë e ekipit pesë herë, Iniesta katër herë dhe Gerrard tre herë.
Në sulm ndodhen Ronaldo që ka qenë pjesë e ekipit të vitit nga UEFA për nëntë vite, ndërsa është nominuar 11 herë. Atij i bashkohen edhe Messi që ka marrë pjesë gjashtë herë dhe Henry me pesë.