Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i ka dërguar sot një letër falenderimi homologut shqiptar Gramoz Ruçi.
Ishte Ruçi ai që e uroi fillimisht për rizgjedhjen në krye të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, teksa Xhaferi konfirmon se mbështetja nga Shqipëria nuk i ka munguar asnjëherë.
Për më tepër ai thotë se me ndihmën e Shqipërisë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po kthehen në faktor të rëndësishëm të demokratizimit dhe europianizimit të vendit.
Xhaferi do të jetë për një mandat të dytë si kryeparlamentar në Maqedoninë e Veriut, dhe i është përgjigjur me kënaqësi ftesës së Ruçit ku uron që së shpejti të shihen në Tiranë.
“Përkrahja juaj nuk na ka munguar asnjëherë dhe me ndihmën tuaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngadalë por të sigurt, po bëhen faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e shtetit demokratik dhe europianizimin e vendit. Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm gjatë mandati të kaluar, arritëm ta fuqizojmë lidhjen Tiranë-Shkup dhe ky bashkëpunim nuk do të mungojë as mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ju falenderoj për ftesën dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Tiranë.”, shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i cili e ka bërë publike këtë letër edhe në rrjetet sociale.
/e.rr