Kryeministri Edi Rama njofton se 6 nga 143 shkolla që do të ndërtohen në Shqipëri, janë në Bashkinë e Shijakut ku tërmet i 26 nëntorit shkaktoi jo pak dëme.
Me anë të një postimi në facebook, Rama thotë se këto 6 shkolla do të jenë më të mëdha e të bukura dhe me të gjitha kushtet si shkollat e Europës.
Për më tepër, Rama prezanton projektin e gjimnazit ‘’16 shtatori’’ në Shijak dhe pretmon se do të hapë dyert më 26 nëntor të këtij viti.
Statusi nga Kryeministri Rama:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
👉 6 SHKOLLA do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Shijak, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave kudo në Europë👍
Hidhini një sy gjimnazit “16 Shtatori”, Shijak, ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor😍
/e.rr