Nga Astrit Patozi
Në Kosovë të gjithë kryetarët duan të bëhen Presidentë, ndërsa në Shqipëri të gjithë presidentët duan të bëhen kryetarë.
Në Kosovë është jo vetëm pushtet, por edhe lavdi e madhe të zgjidhesh President, ndërsa tek ne në krye të shtetit mund të shkohet edhe me të ngecur, gati si në një internim politik.
Dhe qahet pastaj “Rilindja” me Ilir Metën për shqetësimet e përditshme, që i shkakton, madje çuditet se si ka mundësi t’i ndodhë asaj.
Kaq edhe e ka pak, në fakt, se meriton edhe më tepër.