PSG dhe Bayern Munchen do të duelojnë finalen mes tyre në Lisbonë. Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet titullare dhe ka disa ndryshime interesante.
PSG do të ketë nga minuta e parë Keylor Navasin në portë. Ai do të rikthehet pas dëmtimit që e mbajti jashtë gjysmëfinales. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon me Verratin që mbetet sërish në stol, po ashtu dhe Icardi.
Bayern Munchen ka ndryshuar diçka, pasi Coman e nis nga minuta e parë. Perisic e nis nga stoli, duke qenë një lëvizje e rëndësishme në formacionin e skuadrave.