Mjekët kanë bërë të mundur heqjen e tumorit më të madh ovarian në botë që peshonte rreth 50 kilogramë nga trupi i një gruaje.
“52-vjeçarja është me fat që është gjallë pasi doktorët hoqën me sukses masën nga trupi i saj, i barasvlefshëm me trupin e një 15-vjeçari”, shkruan The Sun.
Operacioni për heqjen e tumorit zgjati tre orë e gjysmë. “Nuk kam parë asgjë si kjo gjatë eksperiencës sime”, tha doktori Arun Prasad.
Ai u shpreh se fakti që gruaja është gjallë duhet konsideruar si mrekulli pasi qëndroi në sallën e operimit më shumë se 180 minuta. Përpara trajtimit për kancer, gruaja kishte gëlltitur 17 gurë. Tumori beninj u rrit pasi u la pa trajtuar nga ajo. Kanceri mund të shkaktonte shpërthimin e vezëve.
Gruaja ishte ankuar herë pas herë se nuk mund të ecte, ndërkohë që i ishin enjtur këmbët. Ajo kishte filluar të vuante edhe nga anemia për shkak të sëmundjes.