Përballë me godinën e Infektivit, Antonela me bashkëshortin dhe dy vajzat kanë shndërruar sheshin në shtëpi prej 3 netësh që në momentin kur e vjehrra është izoluar prej koronavirusit në shërbimin infektiv për të marrë trajtim spitalor .
“3 net qëndrojmë këtu, ç’të bëjmë. U shtrua e sollën vajzat e saj njëherë në Kamzë, pastaj direkt në Infektiv. Kishte temperature, kollë, ethe… 61 vjeç është”, u shpreh ajo.
Pavarësisht qëndrimit gjatë gjithë kohës jashtë perimetrit të sigurisë së zonës karantinë në spital, Antonela nuk ka mundur të marrë informacion për gjendjen shëndetësore të 61-vjeçares, ndërsa me të nuk ka mënyrë komunikimi.
“Ne i çuam rroba, nuk na i marrin. Të tjerëve po, pse ky diskriminim se jemi dorë e zezë? A jemi rob apo jo?” tha Antonela./ TopChannel