Duhet të luhej në fund të majit në Stamboll, por thuajse tre muaj më pas ka ardhur momenti i shumëpritur pasi mbrëmjen e sotme në Da Luz të Lisbonës do të luhet finalja e Champions Leagues, një finale aq e bukur sa edhe spektakolare pasi në fushë do të zbresin dy prej skuadrave që pëlqejnë futbollin sulmues.
Nga njëra anë është Paris Saint Germain dhe në krahun tjetër Bayern Munich. Francezët me yje si Neymar, Mbappe e Di Maria luajnë për herë të parë në një finale Championsi ndërkohë që Bayerni i Leëandoëskit, Muller e Neuer rikthehet në një finale europiane pas 7 vitesh.
Bavarezët janë disi më favoritë për eksperiencën që kanë në këtë kompeticion por në një ndeshje të tillë gjithçka mund të ndodhë. Ndryshe nga vitet e tjera kjo e Da Luz do të jetë një finale ndryshe në një stadium të boshatisur gjithçka si pasojë e COVID-19.
Formacioni i mundshëm i PSG – Formacioni që fiton nuk ndryshohet, të paktën ky duket se është qëllimi i Tuchel. Dyshimi i vetëm ka lidhje me portierin, me Navas që nuk ka luajtur në gjysmëfinale.
Në rast se do të rikuperojë, Rico do të kthehet në stol. Asgjë nuk duhet të ndryshojë për sa i takon pjesës tjetër të mbrojtjes, me Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe dhe Bernat në fushë nga minuta e parë.
K pak mundësi që Tuchel ta zhvendosë Marquinhos nga mesfusha, edhe pse Verratti ka rikuperuar. Ndoshta italian mund të jetë në balotazh me Herrera-n dhe Paredes për një vend në formacion.
Asnjë dyshim për sa i takon sulmit: Di Maria, Mbappe dh Neymar, me Icardi-n si alternativë.
Formacioni i mundshëm i Bayern-it – 4-2-3-1 me Neuer në portë, Kimmich dhe Davis në krahët e mbrojtjes. Në qendër të mbrojtjes Boateng dhe Alaba, gjithmonë nëse Sule nuk rikuperohet plotësisht, duke parë se në ndeshjen e fundit ka qenë në stol.
Pavard është gati të aktivizohet nga stoli, Tolisso do të jetë alternativa e Thiago-s dhe Goretzka-s në mesfushë. Coman, Coutinho ose Perisic me Muller dhe Gnabry? Kroati duket në avantazh, ndërsa përpara do të jetë Robert Lewandowski.
g.kosovari