Një 36-vjeçar u shpall në kërkim nga policia pasi plagosi me armë zjarri një 18-vjeçar, në Vlorë.
Nagjarja ndodhi në qytetin e Vlorës, në mesnatë. .
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak dyshohet një konflikt për motive të dobëta.
Plagosja ndodhi rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, ku sipas policisë pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Qerim Maraj (Likaj), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Jorgo Runaj, 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë.
I plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari