Kompania Facebook ka nisur të ofrojë disa opsione shtesë për këdo person që sapo është ndarë nga i/e dashuri/a, si një mënyrë alternative kundrejt asaj të bllokimit apo heqjes nga Friends-at.
“Take a Break” quhet opsioni ku ti mund të vendosësh që të shohësh më pak postime nga personi me të cilin sapo je ndarë. Kësisoj, kur të ndryshoni statusin e lidhjes tuaj, Facebook do të sigurohet që ish-i të dalë sa më pak në murin tuaj të postimeve.