Drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri pa kaska mbrojtëse janë kapur me shpejtësi 161 km/h, shpejtësi e frikshme dhe vrastare për një motomjet, tha policia.
Gjithashtu drejtuesi i mjetit me 158 km/h si dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, parakalim në krahë të djathtë duke u bërë rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve në rrugë.
“Guxim! Vetëbesim i tepruar! Dhe papërgjeshmëri ndaj jetës dhe sigurise publike”.
“Drejtimi i mjetit dhe i motomjetit në këtë mënyrë, është i pa pranueshëm dhe tepër i rrezikshem”, tha policia, teksa pasqyroi edhe ngjarjen.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , në 4 orë, në aksin Sauk -Teg, si dhe nga verifikimet gjatë gjithë ditës në rrugën Interurbane Tiranë-Kërrabë-Tiranë dhe Tiranë-Durrës-Tiranë janë konstatuar dhe pezulluar 24 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 141 km/h – 161km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Janë ndëshkuar 133 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Janë evidentuar nga rrugorët e kryeqytetit me punonjës civilë dhe janë ndëshkuar me masë administrative 88 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 241 për përdorim të celularit, 45 drejtues mjetesh me dy rrota, pa vendosur kaskën mbrojtëse si dhe 267 për parkime të gabuara.
Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithe ditës dhe vazhdojnë edhe në këto momente duke verifikuar me alkooltestues, ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
g.kosovari