Gjashtë persona u arrestuan për vjedhje apartamentesh në Milano. Ky është bilanci i policisë italiane në vetëm 12 orë.
Tre shtetas gjeorgjianë të moshës 31, 33 dhe 35 vjeç, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për një vjedhje apartamenti brenda një ndërtese në Bligny, përfunduan në pranga pak para mesnatës, së të premtes, 21 Gusht.
Gjatë një kontrolli hetimor në këtë zonë, oficerët vunë re 4 persona, përfshirë edhe dy të tjerë në një makinë, që po hynin brenda një ndërtese.
Ndërsa dy të tjerë në një skuter elektrik, të cilët po luanin rolin e vëzhguesit në rrugë.
Sapo të dy hajdutët u larguan nga ndërtesa me çantat që kishin mbushur me sende të vjedhura, agjentët u hodhën në sulm dhe i bllokuan, duke arritur të ndalojnë madje një nga dy bashkëpunëtorët në një skuter, kurse tjetri arriti t’ja mbathte.
Brenda çantës dhe makinës u gjetën një xhaketë lëkure, një jorgan, rripa lëkure, një orë, kartëmonedha dhe bizhuteri. Tre hajdutët, të pastrehë në Itali, u arrestuan në veprën e krimit për vjedhje të rënduar; ndërsa mallrat e vjedhura iu kthyen pronarëve.
Arrestimet e tjera
Po ashtu gjatë kësaj nate në Cascina Corba, një gjeorgjian 36-vjeçar u arrestua në makinë, pasi kishte kryer një vjedhje.
Në cantën e shpinës që burri mbate u gjetën bizhuteri, orë dhe kartëmonedha.
Po ashtu në orën 3 të mëngjesit, në Govone, një shqiptar 27-vjeçar u arrestua për vjedhje. Një fqinj i tij raportoi se shqiptari po ngjitej në murin e ndërtesës për të hyrë në një apartament dhe agjentët e gjetën atë të fshehur në një pemë.
Në shpinë ai mbante një çantë ku kishte mundur të vidhte sende me vlerë nga shtëpia.
/e.rr