Temperaturat e larta kanë risjellë zjarret në qarkun e Shkodrës. Pak minuta me parë një vatër zjarri është regjistruar në malin e Taraboshit.
Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe nëse nuk ndërhyhet nga të gjitha institucionet rrezikon përhapjen dhe të shkoje në afërsi të banesave.
Afër vatrës së zjarrit ndodhen punonjës të Zonave të Mbrojtura së bashku me forcat zjarrfikëse të Shkodrës. Kerkohët nderhyrja e ushtrisë pasi nëse do të ketë perhapje të shpejtë atëherë do të jetë i vështirë të kontrollohet.
/e.rr