Detaje të reja zbardhen nga vdekja tragjike e 53-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili ka pësuar infarkt, si pasojë e temperaturave të larta.
Mediet greke raportojnë se shqiptari ishte baba i katër fëmijëve të mitur, ndërsa është gjetur mëngjesin e sotëm, pak orë pasi kishte shkuar të punonte tokën, në zonën Stilidha të Greqisë.
Megjithëse nuk kishte shenja dhune, policia greke ka kërkuar t’i bëhet autopsia, për të vërtetuar vdekjen, e cila deri më tani dyshohet se ka ardhur nga vapa e madh.
Banorë te zonës thonë se shqiptari ishte njeri i mirë, që punonte shumë për të mbajtur gruan dhe katër fëmijët e tij, që i kishte në Shqipëri. BW