Emili Rosaud, ish-zëvendëspresidenti i Barcelona-s dhe kandidat për presidencën e klubit katalanas, ka sulmuar Josep Maria Bartomeu-n.
“Gjëja më e mirë për klubin do të kishte qenë dorëheqja e tij. Barcelona nuk mund të bjerë më poshtë se kaq”, ka thënë ai për Sport.
“Për mua ka zero besueshmëri tani. Barça është prej 20 vitesh e burgosura e Laporta dhe Rosell, sepse këshilli aktual është i lidhur me këtë të fundit”.
“Do të ishte bukur nëse dikush i ri të fitonte zgjedhje e ardhshme. Vetë Rosell kërkon të krijojë një kandidturë në të cilën ai nuk është i dukshëm”.
“Thuhet se mund të jetë ajo e Jordi Roche, që nuk më duket një kandidaturë natyrale por një kokëdru”.
/a.r