Pas raportimit të mediave se takimi i 2 shtatorit, i parashikuar të mbahet në Uashington mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë u anulua, nga zyra e kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti është mohuar një gjë e tillë.
I pyetur për këtë çështje, Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Hoti, ka thënë se nuk ka konfirmim zyrtar se ky takim është shtyrë.
“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri.
Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
/e.rr