Mjeku Gerond Hysi ka bërë një apel për qytetarët shqiptarë që të vendosin maskën në ambientet publike, për të mbrojtur veten dhe të tjetër nga COVID-19.
Përmes një mesazhi të shprëndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Hysi thekson se maska duhet të jetë aksesori më i çmuar në këtë kohë.
“Maska ose barriera mbrojtëse, është e vetmja armë që na mbron nga një sëmundje me shumë të panjohura! Një armë e aksesueshme nga të gjithë ne, në këtë luftë të paprecedent me COVID-19. Ndaj, bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar, ruaj shëndetin, mbro veten, mbro të tjetër”, shprehet në mesazhin e tij doktor Gerond Hysi.
/e.rr