Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i rëndë, mediat gjermane kanë raportuar se futbollisti legjendar, Michael Ballack, është diagnostikuar me kancer.
Ish futbollisti i Bayern Munchen, Chelsea, Leverkusen dhe kombëtares së Gjermanisë i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.
Sipas asaj që shkruan “Bild”, 44-vjeçari e ka zbuluar sëmundjen rreth një muaj më parë. Sipas raportimeve ndërhyrja që ai ka bërë ka përfunduar me sukses dhe ka nisur terapinë. Per fat te mire tumori i hequr ka rezultuar beninj.
Ballack si futbollist ka luajtur 702 ndeshje ku ka shënuar 190 gola. Ka fituar 4 herë kampionatin në Gjermani, 3 herë me Bayern dhe një herë me Kaiserslautern.
Në vitin 2002 ai ka shkuar deri në finale të Champions League me Leverkusen, ku u mposht nga Real Madrid, ndërsa po atë vit ai humbi edhe kampionatin botëror kundër Brazilit.
Me Chelsean në Premier League është shpallur kampion në vitin 2010.