Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot për shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës të premten, 21 gusht, për shkak të punimeve në rrjet.
“Në vijim të grafikut të punimeve të planifikuara në rrjetin e tensionit të mesëm, në datën 21 gusht do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 dhe 09:00-14:00”, njofton OSHEE.
Sipas OSHEE-së, pa energji do të mbeten pjesërisht Qerekë, Tapizë, Laknas, Bregu i Lumit, Domje.