Një dhomë luftë me tre kate, në rrethinat e Moskës, prej nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sheh e drejton operacionet luftarake kundër ISIS në Siri. Është Qendra Kombëtare e Drejtimit të Mbrojtjes, e ngjashme me atë të Pentagonit në SHBA, por më moderne, pasi është përfunduar vetëm më 2014.