LSDM ka propozuar në mbledhjen e Këshillit Qendror emrat e ministrave të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Kështu, Oliver Spasovski nga kryeministër teknik do të kthehet në Ministrinë e Brendshme, ndërsa Venko Filipce do të mbetet Ministri i Shëndetësisë, raportojnë mediat vendase.
Sekretariati për Çështje Evropiane do të drejtohet nga Nikolla Dimitrov, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të vijoj të udhëhiqet nga Radmila Sekerinska.
Ministria e Kulturës kthehet në LSDM, dhe do të udhëhiqet nga Irena Stefovska.
Kurse Mila Carovska do të jetë Ministre e Arsimit, ndërsa dikasteri i saj i mëparshëm, Puna dhe Politika Sociale, do të udhëhiqet nga deputetja Jagoda Shahpaska.
Ministria e Drejtësisë do t’i besohet Bojan Maricic, kurse Blagoj Bocçvarski nga kryetar komune do të kthehet në ekzekutiv ku do të drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Goran Milevski do të vijoj të drejtoj ministrinë e vetëqeverisjes lokale. Dhe për postin zv/kryeministër për Çështje Ekonomike, LSDM ka propozuar Fatmir Bytyqin.