I riu që shikoni në fotografi është 18-vjeçari Luka Haxhiu, i arrestuar nga policia e Elbasanit pasi përndiqte dhe dhunonte, një vajzë të mitur, vetëm 14 vjeç, me të cilën donte të krijonte lidhje.
Luka përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur, por u morr peng nga babai i saj dhe dy të tjerë, të cilët i kërkuan që të hiqte dorë nga vajza.
Për rrjedhojë u arrestua babai i vajzës Astrit Kushi, 49 vjeç dhe i riu i dyshuar Luka Haxhiu, 18 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu u shpallën në kërkim e G. Sh., 46 vjeç dhe O. Kushi, 20 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i Luka Haxhiut, u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se i riu, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur 14-vjeçare.
Ndërsa arrestimi i babait të vajzës dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi tre të dyshuarit në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit Haxhiu, si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur peng në një automjet për disa orë.
Aq mire ja kane bere…jo po prisnin sa ta vriste gocen..keta tipa keshtu e duan.eshte dhe cun i ri qe jeton ne 2020..a po flasim per dhunen ndaj grave..ndyresire