Dy punonjëse të pediatrisë në Elbasan, kanë rezultuar të infektuara me koronavirus, nga tamponët e bëra në orët e fundit.
Bëhet fjalë për dy sanitare të cilat punonin në pavionin e pediatrisë, duke sjellë në mbylljen e repartit.
Kjo ka bërë që pediatria zhvendoset urgjenca e vjetër, ndërkohë që punonjësve të tjerë po ju bëhet testi.
Aktualisht dy sanitaret janë karantinuar në banesë. Ministria e Shëndetësisë tha një ditë më parë se në Elbasan janë 105 raste aktive dhe deri më tani në këtë qytet si pasojë e Covid-19, kanë humbur jetën 9 persona.