1830- Lindi Franz Josef I, Perandor Austriak nga viti 1848 dhe që nga viti 1867 Perandori i Monarkisë Austro-Hungareze, deri në vdekjen e tij në Shtator 1916. Në 1878, ai pushtoi dhe aneksoi Bosnjë dhe Hercegovinën. Ai përdori vrasjen e kushëririt të tij, Archduke Franz Ferdinand, në Sarajevë në 1914 për t’i shpallur luftë Serbisë, e cila u kthye në arsyen e Luftës së Parë Botërore.
1850- Vdes shkrimtari francez Honore de Balzac, vepra e gjerë e të cilit “Komedia njerëzore”, e përbërë nga rreth 100 romane, konsiderohet një lloj dokumenti i shoqërisë franceze në vitet e rëndësishme të historisë së tij (“Evgjenia Grande”, “Xha Gorio”, ” Iluzione të humbura “,”Fshatarët”).
1914- Gjermania i shpalli luftë Rusisë, kurse Presidenti amerikan Woodroë Wilson shpalli neutralitetin e SHBA në Luftën e Parë Botërore.
1933- Lindi regjisori amerikan i filmit me origjinë polake Roman Polanski, fitues i Oskarit për filmin “Chinatown”. Ai u bë i famshëm me filmin “Thikë në ujë”, pas së cilës u largua nga Polonia për në SHBA dhe u bë një nga regjisorët më të famshëm (“Pianisti” “Macbeth”, “Tessa”). Marrë nga Beta